E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDS-ja, thirrje për bashkim kundër revanshit të Berishës



Partia Demokracia Sociale bën thirrje për bashkim në një front të forcave dhe faktorëve politikë opozitarë, përfaqësuesve të medias dhe shoqërisë civile, për t’i thënë ndal revanshit të kryeministrit Berisha. Ky apel i PDS është bërë dje nga sekretari politik Artur Duçkallari, i cili e ka cilësuar mjaft të rëndë situatën e krijuar nga qeverisja e Sali Berishës. Ai theksoi se këto tendenca revanshiste, që ndër të tjera konsistojnë edhe në goditjen dhe nëpërkëmbjen e lirisë së gazetarëve, nuk janë gjë tjetër veçse synime të errëta të Kryeministrit për të çuar deri në fund procesin e shkatërrimit të Kushtetutës. “Tendencat revanshiste për të shkatërruar frymën e parlamentarizmit dhe rikthimit të neodiktatorëve në politikë, goditjen dhe nëpërkëmbjen e lirisë së gazetarëve dhe medias së lirë, nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e synimeve të errëta te kryeministrit, për të çuar deri në fund procesin e shkatërimit të Kushtetutës. PDS-ja vlerëson se përpara kësaj situate të rëndë, të gjitha forcat dhe faktorët politikë opozitarë me qeverinë dhe qeverisjen e Berishës, përfaqësues të medias dhe të shoqërisë civile, duhet të bashkohen në një front për t’i thënë ndal revanshit të kryeministrit dhe të aleatëve të tij të rinj të marrë peng nga korrupsioni”, - është shprehur dje Duçkallari.`

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›