E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha mashtroi për përmirësimin e infrastrukturës



Partia Socialiste komenton Studimin e Bankës Botërore, sipas të cilës Shqipëria renditet ndër vendet e fundit përsa i përket zhvillimit të infrastrukturës në ndihmë të ekonomisë dhe tregtisë. Nënsekretari për programin në PS, Ervin Bushati, tha se është e pafalshme për qeverinë aktuale, që Shqipëria renditet në këtë studim përkrah vendeve të botës së tretë si Tanzania, Burundi apo Haiti. “Është e pafalshme për ‘Sali premtimbërësin’ që në Studimin e fundit të Bankës Botërore për infrastrukturën në ndihmë të ekonomisë dhe tregtisë, Shqipëria renditet e 139 nga 150 vende. Përpjekjet mediatike të Kryeministrit premtimbërës, nuk mbulojnë dot faktin që gjendja reale e infrastrukturës dhe rrugëve në Shqipëri është e mjerë duke kujtuar këtu se në këtë studim fqinji ynë Maqedonia ndodhet në vendin e 90-të”, tha Bushati.

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›