Tentative te vrase bashkefshatarin, kapet 30-vjecari
BULQIZE - Nje 30-vjecar i akuzuar per "vrasje te mbetur ne tentative" eshte arrestuar gjate nje operacioni policor te zhvilluar ne oret e para te mengjesit te djeshem. Burime nga policia e Bulqizes bejne te ditur se Fatmir Dema akuzohet se rreth nje jave me pare ka tentuar vrasjen e Myftar Beleshit. Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal te fshatit Shupenze, pas nje grindjeje te shkaktuar kryesisht nga sasia e madhe e alkoolit te konsumuar. Ne pranga ka rene edhe 25-vjecari Edmir Myftari, i cili mbante ne brez pistoleten, me te cilen eshte kryer krimi. Vetem fati ka shpetuar personin, mbi te cilin eshte qelluar me arme dhe qe ka arritur te largohet me shpejtesi nga lokali.
A.B
A.B