PDS ngushëllon familjen e Sabri Godos
TIRANË- Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos i ka shprehur sot ngushëllimet e saj familjes së politikanit dhe shkrimtarit të njohur Sabri Godo, për humbjen e tij.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat PDS- e cilëson Sabri Godon si, “kontribues në vendosjen e demokracisë”.
Po sipas PDS, Godo ishte “një veprimtar i palodhur për çështjen kombëtare”.
Sot në sallën e Kuvendit të Shqipërisë po zhvillohen homazhe për nder të figurës së tij. Sabri Godo u nda dje nga jeta, në moshën 82-vjecare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.
(ma.ar/BalkanWeb)