E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Saliu, lexuesi i gjynahtë i librit tim

TIRANE- Pas deklaratave të kryeministrit Berisha, kryesocialisti Rama reagon në Twitter. Ai mohon akuzat e Berishës duke u shprehur “Unë punoja me Saliun për të rrëzuar Nanon? Aq sa c’kam punuar me këtë rrenacak pa cak për të shkruar në libër se cfarë mendoj për Fatosin”.

Rama e cilësoi kryeministrin Berisha si një lexues të gjynahtë, që merret gjithë ditën me librin e tij, por që nuk e pranon se e ka lexuar librin
“Eshte keqardhje të kesh një lexues të gjynahtë si Saliu, që merret me librin gjithë ditën, po nuk thotë dot që e ka lexuar!”, komentoi Rama.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›