Bordi i FMN vendos nesër për këstin e 6, të ndihmës për Greqinë
ATHINE - Pas dritës së gjelbër Të Eurogrupit për lirimin e këstit të gjashtë të ndihmës për Greqinë, nesër pritet të mblidhet Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në mënyrë që të gjykojë lirimin e 8 miliardë Eurove.
"Për disbursimin duhet miratimi i Bordit Drejtues të FMN-së dhe pas kësaj, paratë duhet të jenë në dispozicion të fondeve të shtetit, në mes të dhjetorit," tha kryetari i Eurogrup, Jean-Claude Juncker.
Lëvrimi i parave të këstit të gjashtë, do të pasohet nga negociatat mbi marrëveshjen e re të kredisë, mes qeverisë greke dhe trojkës, negociata që pritet të zhvillohen në Athinë në mes të Dhjetorit.
Jerry Rice, i Marrëdhënieve me Jashtë në Fondin Monetar Ndërkombëtar ka thënë se Bordi i FMN do të mblidhet më 5 dhjetor, që të vendosë për dhënien e këstit të gjashtë bazuar në raportin e vlerësimit të programit ekonomik të Greqisë, i cili është përgatitur nga menaxherët e Fondit.
Ai përsëriti se Greqisë po i kërkohen reforma të thella, por edhe masa që do të shpërndajnë barrën në mënyrë të barabartë dhe që të mbrojnë të varfërit.
Sa për kredinë e re, ai informoi se ekipi i FMN do të jetë në Greqi 12-16 dhjetor për bisedime me qeverinë greke, duke shtuar se autoritetet greke nuk kanë dorëzuar një kërkesë për një program të ri të mbështetur nga FMN.