E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, heroi i ri në tokën e kangurëve

AUSTRALI- Një vit më parë ishte një futbollist i zakonshëm stoli në Bundesligën e dytë gjermane, ndërsa këtë vit është kthyer në një hero në tokën...e kangurëve, në Australi. Besart Berisha, ish-sulmues i kombëtares shqiptare, duket se po kalon një periudhë rilindjeje në ALeague. Historia e tij është nga ato të një filmi. Trajneri i Brisbane Roar Rado Vidosiç vizitoi Gjermaninë në maj, ku kërkonte të shihte sulmuesin e Arminias Dario.

Atje, ai pa Besart Berishën. Jo në ndeshje, por në stërvitje. Kosovari po vraponte si i çmendur edhe pse nuk luante. “Kur një lojtar nuk luan, ai zakonisht nuk stërvitet. Por, jo Besarti, - rrëfen trajneri Vidosiç. – Për fat kishte të njëjtin menaxher si Dario dhe e morëm”. Vetë Berisha duket tepër i lumtur në kontinentin e largët, ku ka shkuar bashkë me të fejuarën dhe djalin e porsalindur. “Më pëlqen shumë Brisbane, skuadra, puna. Nuk dua të ndryshoj asgjë, - shprehet kosovari. – Ardhja në Australi është gjëja më e bukur që më ka ndodhur”.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›