E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, mbërrin sot zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden

ATHINE - Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden do të takohet nesër me presidnetin Karolos Papulias, kryeministrin Lukas Papadhimos, kryetarin e PASOK Jorgos Papandreu dhe kryetarin e opozitës së djathtë Antonis Samaras. 

Përvec cështjeve ekonomike ka për të diskutuar me ta edhe cështjen e Qipros, cështjen e emrit të Maqedonisë etj. 

Çështja e emrit do të jetë në rendin e ditës për shkak edhe të shpalljes së vendimit të Gjykatës së Hagës, pikërisht nesër në 5 dhjetor.

Vizita në Athinë, vjen pas asaj që zëvendëspresidenti amerikan kreu në Turqi, gjatë së cilës u takua me presidentin turk Abdullah Gul, kryeministri turk Tajip Erdogan dhe Patriarkun Ekumenik Bartolomeu. \

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›