E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna racore ne Rusi

Nga Claire Bigg*

Dhuna racore ka arritur rekord gjate ketij viti ne Rusi. Te pakten 57 persona jane vrare deri tani ne sulmet me motive racore. Problemi, sidoqofte, nuk eshte i ri.

Uzbekja 36-vjecare, Kamola, qe jeton ne Moske, eshte rrahur ne nje stacion metroje derisa po shkonte ne pune. Disa te rinj e kane goditur, pa paralajmerim, me grushte ne fytyre dhe ne stomak. "Dy meshkuj me goditen papritmas nga pas. Fillimisht me goditen ne syrin e djathte dhe pastaj me thyen hunden. Une nuk kam bere asgje te keqe. Ata me sulmuan vetem pse isha e mbuluar", tha Kamola. Ajo nuk e mban mend se si eshte derguar ne spital. Vetedija i eshte kthyer pas kater diteve, derisa plaget ishin aq te medha sa i duhet t'u nenshtrohet operacioneve. Sidoqofte, nena e dy femijeve e konsideron veten me fat. Si shume te huaj dhe pjesetare te pakicave etnike qe jetojne ne Rusi, ajo eshte e vetedijshme se dhjetera veta cdo vit jane viktima te krimeve nga urrejtja.

Organizata Sova, ne Moske, qe monitoron krimet nga urrejtja, thote se 57 persona jane vrare dhe 117 te tjere jane lenduar qe nga fillimi i ketij viti ne Rusi. Shifrat jane me te larta, krahasuar me vitin e kaluar. "Numri 57 eshte shume me i ulet sesa e vleresojne disa, por mbledhja e informacioneve eshte shume e veshtire. Rastet e tilla nuk jane raportuar ne media, kurse organet e rendit nuk na japin te dhena", tha zevendesdrejtorja e organizates Sova, Galina Kozhevnikova.

Intensiteti i sulmeve eshte po ashtu ne rritje, duke evoluar nga rrahjet e rendomta e deri te gjymtimet. Egersia arriti kulmin vitin e kaluar kur ne internet u postua nje video, ne te cilen meshkuj te maskuar ekzekutonin dy njerez me ngjyre.

Ministria e Brendshme e Rusise dhe sherbimi sekret ne fillim e mohuan si false videon, ne te cilen njerit nga roberit e lidhur iu pre koka, ndersa tjetri u qellua ne koke. Vertetesia u deshmua vetem kur nje njeri nga Dagestani njohu si viktime vellane e tij.

Racizmi ishte fakt jo publik gjate eres sovjetike. Qe nga renia e BRSS-se, kjo dukuri eshte bere shume e dukshme, sidomos ne Rusi. Kremlini ka bere pak per te zbutur problemin, perkundrazi kritiket thone se qeveria i ka "hedhur vaj zjarrit".

Rastet e ngritura nga prokuroria po ashtu jane te pakta. Ne te njejten kohe, kokeqethurit ruse dhe neo-nazistet po perpiqen te organizohen. Ne shenjester nuk jane me zezaket, por te ardhurit nga Azia Qendrore. Aktivistja per te drejtat e njeriut, Svetlana Gannushkina, tha se autoritetet perfitojne nga eksportimi i punetoreve te frikesuar dhe shpirt-thyer.

"Tani viktima kryesore jane njerezit nga Azia Qendrore. Autoritetet e lejojne kete, sepse ai rajon perfaqeson burimin kryesor per pune skllavi. Vullneti i tyre sjell perfitime per ata qe i shfrytezojne", tha Gannushkina.

Diskriminimi i harlisur, i kombinuar me kercenimet per sulme, ka krijuar atmosferen e frikes, qe i ve nen presion te eger dhe stres imigrantet. Organizatat qe merren me ta thone se ky ankth i shtyn shume prej tyre ne vetevrasje.

(*) Marre nga Radio Evropa e Lire


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›