Përmbytje të tjera në Pakistan
Në Pakistan është bërë një paralajmërim i ri ndërsa përmbytjet po vazhdojnë të përfshijnë toka në provincën jugore të Sindit.
Ujrat në rritje kanë detyruar dhjetëra mijë njerëz të largohen nga shtëpitë duke shtuar numrin e miliona të tjerëve që kanë nevojë për ndihmë.
Në veri, përmbytjet kanë filluar të bien duke zbuluar pamjen e plotë të shkatërrimeve.
Organizata Ndërkombëtare e Migrimit thotë se nevojat për strehim për shkak të përmbytje i kalojnë kapacitete e tanishme të qeverisë pakistaneze dhe të agjencive ndërkombëtare të ndihmës.
OKB-ja njofton sa ka pasur një rritje të parave të premtuara si ndihmë ndërsa është plotësuar gjysma e premtimeve.
Miliona vetë janë ende në pritje të furnizimeve të para me ndihma humanitare.
Ministri britanik për Zhvillimin Ndërkombëtar ka parë nga afër shkaktërrimet nga përmbytjet në veriperëndim të Pakistanit.
Endrju Miçell tha se ai besonte se ekipet humanitare të Pakistanit po punojnë mirë në shpërndarjen e ndihmave tek viktimat edhe pse kishin shumë vështirësi.