E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDU eshtja e statusit dhe e kufijve e panegociueshme

Partia Drejtesi dhe Unitet pershendeti dje miratimin e rezolutes se Organizates se Kombeve te Bashkuara per Kosoven ku merret qartesisht dhe pa ekuivoke parasysh mendimi keshilledhenes i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Tashme ceshtja e statusit te Kosoves dhe e kufijve te saj eshte nje ceshtje e mbyllur dhe e vetmja gje per te cilen mund te bisedojne Kosova me Serbine eshte fqinjesia e mire dhe marreveshjet dyshteterore. PDU eshte besimplote se vitin e ardhshem ne shtator delegacioni i Kosoves do te ulet si i barabarte mes te barabarteve ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se dhe jo me si delegacion i ftuar. Vendimi i GJND-se qe qarteson juridikisht se shpallja e pavaresise se Kosoves eshte ne perputhje me te drejten nderkombetare eshte bere tashme pjese e dokumenteve zyrtare te OKB-se pas miratimit te kesaj rezolute. Terheqja e Serbise nga rezoluta e pare e saj e cila kishte tone te papranueshme ne lidhje me pavaresine e Republikes se Kosoves eshte nje fitore e diplomacise kosovare por edhe shqiptare ne pergjithesi. Duam te ndajme me shqiptaret e Kosoves mbeshtetjen tone te pakufishme dhe thirrjen per nje politike mbarekombetare per sa u perket ceshtjeve kombetare pa dallim nga shteti ne te cilin bejne pjese politikanet dhe partite politike shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›