Rezoluta Meta Statusi i Kosoves ceshtje e mbyllur

Ministri i Jashtem Ilir Meta e konsideron ceshtjen e statusit te Kosoves te mbyllur dhe qe i perket se kaluares. Sipas Metes vendimi i Beogradit per tu terhequr nga rezoluta e meparshme ka qene i veshtire por Serbia e ka kuptuar se me i rendesishem eshte integrimi ne Bashkimin Evropian.Ne shpresojme qe ceshtja e statusit te Kosoves eshte nje ceshtje e mbyllur dhe i perket te kaluares - tha z. Meta. Sipas tijvendimi i OKB-se do te ndikoje per paqen ne rajon. Ai tha gjithashtu se tashme eshte e domosdoshme qe te dyja palet te nisin dialogun per ceshtje praktike. Ne vleresojne vendimin e Serbise per tu terhequr nga rezoluta e saj e meparshme dhe kompromisin qe beri me Bashkimin Evropian. Ne pershendesim edhe angazhimin e Bashkimit Evropian. Ne besojme se ceshtja e statusit te Kosoves eshte nje ceshtje e mbyllur dhe shpresojme se midis Serbise dhe Kosoves te nise nje dialog i sinqerte dhe i qendrueshem ne dobi te interesave te qytetareve - theksoi z. Meta. Sipas tij terheqja e Serbise nga rezoluta e meparshme e cila ishte e njeanshme dhe vinte ne pikepyetje autoritetin e GJND-se rreth vendimit per lirshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves eshte nje hap pozitiv qe duhet pershendetur. Natyrisht ka qene nje hap i veshtire dhe sigurisht forcat politike atje duhet ta kene te qarte se ceshtja e statusit te Kosoves eshte nje ceshtje e se shkuares - theksoi ministri i Jashtem Ilir Meta.