Ruli i pergjigjet PS-se Te hetojme te gjitha koncesionet

Ministri i Bujqesise Genc Ruli i kerkoi serish dje opozites qe ne seancen me te pare parlamentare ne 16 shtator te vijne te kerkojne ngritjen e nje komisioni parlamentar qe te shqyrtoje te gjitha dosjet e koncesioneve gjate kohes qe Ministria e Ekonomise eshte drejtuar prej tij. Sipas tij ne kete komision mund te parashtrojne edhe pyetjet qe kane ngritur bashke me te tjera qe mund tu lindin neser e tutje. Vetem brenda atyre dosjeve gjendet e verteta dhe jo ne tymnajat mediatike te Partise Socialiste - deklaroi dje zedhenesja e ministrit Ruli. Ajo vuri ne dukje Kembengulja dhe zelli mediatik i Edi Rames dhe papagajve te tij per te njollosur nje proces privatizimi ne favor te pronareve realizuar duke u bazuar tek ligji dhe vetem tek ligji e ka burimin tek marazi i bizneseve prane kryetarit te PS-se per llokmen qe humben ne momentin kur kuptuan se nuk mund te grabisnin ish-Ekspoziten dhe truallin nen te kur kjo iu kthye pronareve.