PDU përshëndet vendimin e Kushtetueses
Deklarata
Partia Drejtësi dhe Unitet përshëndet dhe mbështet vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për nulifikimin e marrëveshjes me Greqinë për ndarjen e ujërave territoriale dhe të shefit kontinental. Partia Drejtësi dhe Unitet ishte një ndër forcat e para politike në vend që shprehu rezervat dhe shqetësimin e saj në lidhje me këtë marrëveshje dhe që deklaroi se nuk do ta votonte atë në Kuvend. “Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese na dha të drejtë në vendosmërinë që kishim kundër kësaj marrëveshjeje. Për më tepër, ky vendim tregoi se në Shqipëri funksionon shteti ligjor, e për këtë arsye ne e përshëndesim dhe e mbështesim fuqimisht këtë vendim”, thuhet në deklaratë.
#