E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreshnik Spahiu: AK ka marrë 200 mijë vota në Shqipëri

TIRANE-  Aleanca Kuq e Zi deklaron fitoren e partisë së saj në zgjedhjet e 23 qershorit duke deklaruar se në rang vendi ka marrë 200 mijë vota.

Në një konferencë për shtyp Kreshnik Spahiu ka denoncuar blerjen e Expolleve, nga ana e kreut të PS, Edi Rama.

‘AK me votën e saj të fshehtë, me aktivitet e saj ka mundur të administrojë dhe të hedhë në kutitë e votimit dhe pas disa çastesh do shënojmë fitoren spektakolare në kryeqytet. Fitorja e AK-së pas sondazheve të zhvilluara nga institutet dhe anëtarët e AK , kemi administruar adresat e gjithë anëtarëve të AK dhe sot shënojmë 200 mijë vota në Republikën e Shqipërisë. AK do të nxjerrë jashtë cdo disinformacioni që u gatuan nga disa parti politike dhe media, Expolle që sapo janë blerë nga PS dhe Edi Rama. Në Tiranë dhe Kavajë është shënuar një fitore historike e AK ashtu sic dhe janë fituar mandate nga një lumë votash në qarkun e Fier, Elbasan, Durres, dhe fitore suprizë në qarkun e Vlorës”, deklaroi Spahiu.

Kreu i kuq e zinjve, deklaroi se do të identifikojë cdo “bandit të PS dhe PS që guxon te prekë votat gjatë procesit të numërimit.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera VIDEO: Kreshnik Spahiu: AK ka marrë 200 mijë vota në Shqipëri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›