E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani e Madhe, miliarderët nuk njohin krizë

Londër - Sunday Times ka publikuar si çdo vit listën e njerëzve më të pasur të Britanisë. Sipas kësaj liste mësojmë se kriza ekonomiko financiare e cila ka mbërthyer të gjithë Europën e jo vetëm, nuk ka pasur efekt mbi miliarderët, jo vetëm kaq por ata janë pasuruar edhe më tej. 

Miliarderët britanikë, nuk janë aspak në krizë, sipas listës së Sunday Times, një mijë të parët e kësaj liste, gjatë vitit të fundit kanë shtuar pasurinë e tyre me 5%, afro 508 miliardë euro, shifra më e lartë gjatë 24 viteve të fundit. 

Një tjetër e dhënë interesante e këtij botimi është fakti se tre të parët e kësaj liste pasanikësh janë të lindur jashtë Britanisë. Vendi i parë i takon indianit Lakshmi Mittal, në vend të dytë qëndron uzbeku Alisher Usmanov (pronari i Arsenal), dhe i treti është rusi Roman Abramovich (pronari i Chelsea) 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›