PE, Kacin: Serbia ne BE pa kembengulur per Kosoven
BEOGRAD- Serbia duhet te hyje ne BE pa kembengulur per Kosoven, përndryshe duhet të presë gjatë që të bëhet anetar i bllokut. Deklarata eshte bere nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin. Kacin, në një intervistë për gazetën “Dnevnik”, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht që Serbia duhet ta plotësojë për t’u bërë anëtare e BE-së. Megjithatë, ai ka shtuar se thelbi i çështjes është nëse Serbia dëshiron apo nuk dëshiron të hyjë në BE pa Kosovën. Dhe nëse Beogradi nuk do që të hyjë pa Kosoven ne BE, atehere duhet të presë që Kosova të bëhet pjesë e BE-së. “Kjo do të thotë se Serbia do të jetë shteti i fundit i rajonit që do të bëhet pjesë e BE-së. Madje edhe Kosova do të hyjë më parë edhe pse momentalisht, është larg proceseve integruese, qe nga liberalizimi i vizave dhe deri tek hyrja e plote ne BE. E ardhmja është e qarte, sipas BE, se keto dy vende do behen anetare te BE, secili si shtet me vete.(NEWS24/BalkanWeb)