E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE, Komiteti i Jashtëm “ok” anëtarësimit të Kroacisë

BRUKSEL - Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian mbështeti propozimin e eurodeputetit Hannes Sëoboda, për antarësimin e Kroacisë në BE, me 65 vota pro dhe 1 kundër.

Pas votimit në seancë plenare, nevojitet që traktati i posaçëm i antarësimit të Kroacisë në BE të nënshkruhet dhe ratifikohet në të gjitha vendet anëtare të unionit.

“Mesazhi është sigurisht se reformat duhen vazhduar, veçanërisht në lidhje me sistemin gjyqësor, në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe integrimin e refugjatëve."- theksoi Sëoboda.

Kroacia pritet të bëhet anëtari i 28-të i Unionit Europian më 1 korrik 2013. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›