Lezhë, aksidente me makinë, 2 persona vdesin, 3 plagosen
LEZHË- 2 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të ndodhura mbremjën e djeshme në rrugët e Lezhës.
41-vjecari Simon Biba ka humbur jetën pasi automjeti tip Benz me të cilin ai udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal në aksin dytësor që lidh fshatin Ishull me superstradën, ndërkohë që dy personat që udhëtonin me të janë transportuar në spitalin e Lezhës.
Ndërkaq në një tjetër aksident në fshatin Rrilë ka humbur jetën një 14-vjecar, ndërsa është plagosur rendë i ati, pas përplasjes së tyre nga një mjet tip furgon.
Mësohet se viktima Nikoll Ademi dhe i plagosuri udhëtonin me një bicikletë. Shkak i aksidentit ka qenë errësira në rrugë.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)