E Diel, 1 Nëntor 2026

Hague: Serbia të zbatojë marrëveshjet me Kosovën

BEOGRAD - “Serbia duhet t’i kthehet dialogut sa më parë dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura me Prishtinën. Presidenti Boris Tadiç dhe anëtarët e tjerë të qeverisë serbe na kanë bindur se Serbia ka ndërmend ta bëjë këtë”: Kështu deklaroi kryediplomati britanik, William Hague, në një intervistë për gazetën serbe “Blic”.

Hague theksoi se anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga “zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese me Kosovën, angazhimi konstruktiv për arritjen e marrëveshjeve të reja, si dhe shprehja e gatishmërisë për të nisur zgjidhjen e disa prej çështjeve të rënda në veri të Kosovës.”

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›