E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Investimet në energji, lokomotivë e zhvillimit

TIRANE - Kryeministri Berisha nënvizoi se investimet në fushën e energjisë mbeten prioritet për qeverinë shqiptare.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e përurimit të nënstacionit elektrik “Tirana 2” në Kashar, shefi i qeverisë theksoi se investimet në fushën e energjisë janë nxitje e madhe për ekonominë shqiptare.

“Investimet janë bazë e një suksesi të madh dhe nxitje të madhe të ekonomisë shqiptare. Energjia dhe zhvillimi janë një dhe të pandara, ndaj investimet në fushën e energjisë janë prioritet”, - u shpreh Berisha.

Kryeministri shprehu mirënjohje për qeverinë italiane, Ambasaden Italiane dhe komanive që realizuan këtë projekt, të cilin ai e cilësoi si një kryevepër të teknologjisë.

“Nënstacioni është i një rëndësie të madhe për kryeqytetin e vendit është lokomotivë e zhvillimit të Shqipërisë. Është një kontribut madhor edhe për tregun energjitik rajonal”, -deklaroi Berisha. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›