Nikolla Listat e zgjedhesve duhet te ishin shpallur me 26 tetor
Eneida Jacaj
Partia Socialiste verteton shkeljet e para te procesit te zgjedhjeve vendore qe do te mbahen me 8 maj te vitit 2011. Kryetarja e Minibashkise Nr.1 ne Tirane njekohesisht anetare e Kryesise se PS-se Lindita Nikolla deklaroi dje se lista paraprake e zgjedhesve sipas udhezimit te Ministrise se Brendshme duhet te ishte shpallur qe ne daten 26 tetor 2010. Per vonesat e listave Nikolla ka hedhur dyshime per manipulimin e procesit te zgjedhjeve vendore.
Deklarata
Pergjegjesine e vonesave te listave paraprake zgjedhore Nikolla ia ka deleguar Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile organ nen varesine e drejtperdrejte te Ministrise se Brendshme. I drejtohemi opinionit publik per te shprehur shqetesimin per vonesat e tejskajshme ne shkarkimin e listave paraprake te zgjedhesve nga Regjistri Kombetar i Gjendjes Civile. Partia Socialiste ka arsye te dyshoje se keto vonesa jane jo vetem te qellimshme por dhe ne funksion te manipulimit te zgjedhjeve te ardhshme lokale - u shpreh Nikolla duke shtuar Sipas udhezimit te ministrit te Brendshem Lulzim Basha listat paraprake te zgjedhesve duhet te ishin shpallur qe ne daten 26 tetor 2010. Data sot shenon 4 nentor pra 10 dite pertej afateve ligjore te percaktuara nga vete Ministria e Brendshme dhe kjo ministri eshte tashme ne shkelje te plote te udhezimeve te leshuara prej saj. Kjo vonese nuk tregon vetem paaftesine e Ministrise se Brendshme por krijon dyshime te thella se kjo vonese eshte e qellimshme dhe ka per synim te vetem pamundesine e zgjedhesve per te verifikuar emrat e tyre ne listat paraprake te zgjedhesve.
Nje tjeter shkelje e afateve ligjore qe Nikolla ka vertetuar eshte edhe mosperpunimi i informacionit nga Ministria e Brendshme per ndarjen e re te qendrave te votimit edhe pse pushteti vendor ka permbushur te gjitha detyrimet e veta brenda afatit kohor te 20 tetorit 2010.
Nikolla u shpreh se ky proces eshte totalisht jotransparent nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile duke ua bere te zgjedhurve vendore te pamundur te kene informacion te sakte per numrin e zgjedhesve dhe levizjet e tyre.
Problemet
Me listat e zgjedhesve per zgjedhjet vendore problemet mund te jene nga me te shumtat qe mund te ndikojne edhe ne manipulimin e procesit. Opozita do te verifikoje listat e emrave qe kane te bejne me gjithcka me hyrjet daljet dublimet lindjet vdekjet. Te dhenat e popullates jane te regjistruara ne menyre elektronike ne Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile. Keshtu drejtuesit e njesive vendore duhet ti drejtohen me kerkese drejtorit te Drejtorise se Gjendjes Civile.
Drejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile autorizon dhenien e te dhenave te kerkuara prej institucioneve dhe organeve te ndryshme ne perputhje me permbledhesen e miratuar prej tij dhe komisionerit te te dhenave personale - theksohet ne ligjin i cili eshte dekretuar nga Presidenti me 25 maj te vitit te shkuar.
box
Reagim
Pone Ministria e Brendshme nuk i shpall listat e zgjedhesve
Zevendesministri i Brendshem Ferdinand Pone reagoi pas deklarates se Partise Socialiste duke u shprehur se sipas ligjit Ministria e Brendshme nuk shpall listat e zgjedhesve. Pone theksoi se listat e zgjedhesve shpallen ne nivel lokal bashkie komune njesie bashkiake dhe se nese do te kishte vonesa ato do te ishin per shkak te punes jo te mire te ndonje kryetari. Sipas tij kryetaret e njesive vendore duhet te firmosin dhe te shpallin listat e zgjedhesve dhe pastaj ti dergojne ne Ministrine e Brendshme. Ndersa Ministria e Brendshme do te publikoje ne web-in e saj listen paraprake te zgjedhesve brenda dy diteve pas grumbullimit te listave te ardhura nga te gjitha njesite vendore. Nuk do te doja te vendosja cilesimet e caktuara se per cilen arsye znj. Nikolla e ben kete se Ministria e Brendshme u qendron disa parimeve qe kane te bejne me procesin zgjedhor per te cilat ne jemi jashte mase te dedikuar per zbatimin korrekt te ligjit dhe faktit se listat duhet te pergatiten nga kreret e njesive vendore. Perpiqemi ta bejme kete pune ne te gjithe territorin dhe te mos nxjerrim konkluzione qe nuk i sherbejne punes per te cilen znj. Nikolla ka bere nje deklarate te nxituar. Ajo ka folur qartazi si nje anetare e Kryesise se Partise Socialiste. Do te doja te fliste si kryetare e njesise bashkiake pergjegjese per listat - u shpreh Pone.
Bizhga Policia e Shtetit eshte e paafte te mbroje shtetasit e saj
Deputeti i Partise Socialiste Gazmir Bizhga ne fjalen e tij dje ne Kuvend akuzoi Policine e Shtetit per paaftesi ne mbrojtjen e shtetasve shqiptare. Ai i ka kerkuar Policise se Shtetit te zbardhe vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi vrasjen e kreut te komunes Terthore Remzi Veseli dhe shume vrasje te tjera qe kane ndodhur ne vend. Perpara nje viti u vra po ne deren e shtepise se tij deputeti Fatmir Xhindi baba i tre femijeve i zgjedhur ne tre mandate rresht ne Kuvend si perfaqesues i PS-se. Nje njeri model i respektuar nga zgjedhesit dhe komuniteti i tij e qe ne jeten e tij nuk kishte pasur kurre konflikte. Ende sot e kesaj dite as ministri dhe as qeveria nuk na thone se cili eshte motivi dhe autori. Perpara dy muajsh u vra ne detyre ne mbremje nje inspektor i Policise Rrugore ne Shkoder baba i dy femijeve dhe ende askush nga ministria nuk di qe te thote se cili eshte autori dhe motivi. Perpara pese muajsh u zhduk nga familja e saj pa asnje gjurme dhe asnje motiv nje vajze e vogel ne Zapod te Kukesit dhe qeveria nuk di te thote se cili eshte motivi i zhdukjes - u shpreh Bizhga.
5 Nentor 2010