E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braho Reforma zgjedhore do te kryhet edhe pa prezencen e PS-se



Levizja Socialiste per Integrim i kerkon shoqerise civile te therrase ne tryezen e eksperteve subjektet politike per reformen zgjedhore. Kryetari i Komisionit per Ceshtjet Ligjore ne LSI Spartak Braho deklaroi se LSI-ja do te beje gati draftin duke u bazuar ne rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Ne nxitim kete format te ri i bejme thirrje ketij aksioni te ri qytetar te shoqerise civile prof. Kristaqit qe te vere ne levizje tere strukturat e tij dhe te filloje punen sa me pare duke terhequr ne tavoline e eksperteve subjektet politike. Keto tavolina ne i gjykojme si tavolina ekspertesh bilaterale te tera dimensioneve ne nivel ekspertesh. Nderkohe ne shfaqim edhe mendimin tone se eshte i papranueshem ai koncept qendrim dhe mendim se ska nevoje per reforme elektorale dhe ndryshime ne Kodin Zgjedhor. Braho u shpreh se reforma do te kryhet edhe pa prezencen e PS-se nese ajo nuk do te preferoje te ulet ne tavoline. Do te bejme edhe thirrje qe specialiste dhe eksperte te PS-se te jene prezente. Ne do te bejme gati draftin e verejtjeve duke u mbeshtetur edhe ne ato verejtje themelore qe do te paraqese cdo force politike cdo ekspert i shoqerise civile per te qene i gatshem per votim. Nese do te vije apo jo PS-ja ne kete faze eshte puna e saj apo ne faza te tjera qe lidhen me aktivitetin ne Parlament perseri eshte nje ceshtje e PS-se - u shpreh Braho. Ai tha se reforma zgjedhore eshte nje detyrim qe rrjedh nga vete verejtjet dhe sugjerimet e bera nga raporti i OSBE/ODIHR-it.

5 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›