E Diel, 1 Nëntor 2026

PE: Kriza të zgjidhet para lokaleve



Parlamenti Evropian zhvilloi dje një seancë dëgjimore në Strasburg me përfaqësuesen e Shqipërisë dhe Komisionin Evropian, mbi situatën politiko-ekonomike në vend, ambasadoren Mimoza Halimi. Sipas "Top Channel", shefja e njësisë për Shqipërinë dhe Malin e Zi në KE, Marta Garcia Fidalgo, tha se "dialogu politik nuk funksionon, Parlamenti nuk po funksionon dhe ky është shqetësim për çdo demokraci, është shqetësuese për Shqipërinë". Ajo ka insistuar se Brukseli nuk është i interesuar të dijë se kush është fajtori për situatën e krijuar, por për të parë sa më shpejt zgjidhjen e krizës, duke shtuar se kjo çështje do të ishte mirë të zgjidhej përpara zgjedhjeve lokale të marsit 2011. Për heqjen e regjimit të vizave, Komisioni Evropian konfirmoi se vendimi përfundimtar mund të merret gjatë presidencës belge, në gjysmën e dytë të këtij viti. E pyetur nga eurodeputetja Doris Pack për ndikimin e bojkotit të opozitës në procesin e heqjes së vizave, Fidalgo tha se komisioni e bazon rekomandimin e tij vetëm në kriteret teknike. "Nuk ka asnjë kriter teknik për vizat që lidhet me situatën politike, ndaj procesi vijon si i tillë", ka nënvizuar shefja e njësisë Shqipëri-Mal i Zi në KE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›