E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra ne Shijak viktimat rane ne priten e dikujt tjeter

Policia e Durresit ka arrestuar autorin e vrasjes se dyfishte te nje nate me pare ne Shijak. Emiliano Tema 25 vjec banor i zones ku ndodhi ngjarja eshte vene ne pranga nga punonjesit e policise te cilet kane sekuestruar edhe armen e krimit duke dokumentuar keshtu plotesisht ngjarjen. Mendohet se autori i krimit i cili kishte zene prite ne rruge ka ngaterruar objektivin duke ekzekutuar keshtu dy njerez te pafajshem e duke lene te plagosur dy te tjere.

Viktima te atentatit mbeten Maringlen Avdullai 20 vjec Blerim Kertalli 30 vjec ndersa te plagosur kane mbetur shtetasit Altin Brahimi 28 vjec dhe Altin Avduli 33 vjec.
Burime nga policia bene te ditur se ngjarja ndodhi ne vendin e quajtur 4 rruget e Shijakut ndersa te kater personat udhetonin me nje fuoristrade. Autori i krimit i ka dale para automjetit dhe ka qelluar me bresheri kallashnikovi ndaj tij.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›