E Diel, 1 Nëntor 2026

PE, Orban do të mbrojë qeverinë hungareze

Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të jetë sot në Strasburg për të mbrojtur politikat e qeverisë së tij, gjatë debatit të Parlamentit Evropian (PE). Qeveria konservative e Orbanit ndodhet nën presione të mëdha nga BE-ja, lidhur me miratimin e ligjeve të fundit, të cilat, sipas kritikëve koncentrojnë pushtetin në duart e qeverisë.

KE nisi dje procedurat ligjore kundër Hungarisë për reformën e ndërmarrë për Bankën Qendrore, Mbrojtjen e të Dhënave dhe Sistemin Gjyqësor. E ashtuquajtura procedura e shkeljes mund të konsiderohet një paralajmërim për Budapestin. Presidenti i Komisionit Evropian, Zhose Manuel Barroso e bëri publik vendimin, pas takimit me 27 komisionerët e BE-së në Strasburg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›