E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha takime në Shkup

 Në vizitën e zhvilluar në sheshin “Skënderbeu”, Ahmeti tha se sot është një moment i veçantë pasi është 30 vjetori i Lëvizjes Popullore të Kosovës.

“Me këtë rast, dua të falenderoj edhe për prezencën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që ka nderuar jo vetëm njerëzit prezent këtu, por të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, në këtë ditë dhe me këtë rast të veçantë dhe krenar për ne, sepse Skënderbeu dhe dita e Flamurit, me çka për ne fillon edhe maratona e vitit 2012, për të kujtuar këtë ditë madhështore, ditën e  Flamurit, sepse Flamuri dhe Skënderbeu janë dy emblema që na kanë mbajtur shpirtin gjallë për 544 vjet dhe sepse ky nëntor që bën 100 vjet është Nëntori i dytë”, tha ai.

Nga ana e tij, Basha u shpreh se projekti evropian është përfundimtare e aspiratave tona kombëtare. “Në këtë 100 – vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit të Skënderbeut, simbolit tonë kombëtar, qoftë ky një vit i bashkimit të mëtejshëm, i bashkëpunimit, i vetëdijesimit për përfitimet që shqiptarët në shekuj, por edhe në kohët e fundit kanë korrur prej bashkëpunimit, por po kështu një simbol i fuqishëm paqeje, harmonie, bashkëpunimi me fqinjët tanë, një simbol i sinqeritetit të aspiratës evropiane të shqiptarëve”, tha Basha. /Start/

                                                                                             2012-01-17 15:24
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›