E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Botërore pesimiste, ulë rritjen globale

Banka Botërore ndryshoi parashikimet për rritjen globale të ekonomisë duke pasqyruar një ngadalësim të rritjes. Arsyeja sipas BB-së është recesioni në Evropë dhe rritja e dobët në vendet në zhvillim.

Në raportin vjetor të vitit 2012, BB-ja thekson se Evropa duket ka hyrë në recesion, dhe se rritja në disa vende të mëdha në zhvillim është ngadalësuar, si në rastin e Brazilit dhe Indisë, ndërsa në një masë më të vogël në Rusi, Afrikë të Jugut dhe Turqi.

Si rezultat i kësaj, BB-ja shton se ka shkurtuar ndjeshëm parashikimet e saj për rritje, qoftë në vendet e zhvilluara, qoftë në ato të varfra. Ajo gjithashtu parashikon se ekonomia globale do të zgjerohet 2.5% këtë vit dhe 3.1% në vitin 2013.

Raporti thotë se ekonomitë e vendeve në zhvillim do të vazhdojnë të rriten më shpejt sesa ekonomitë e vendeve më të zhvilluara e të pasura. Por BB-ja i ka ulur parashikimet e saj për rritje në këto vende për 5.4% në vitin 2012, dhe 6% në vitin 2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›