Nicole Kidman, alkooli më bën argëtuese
Aktorja e njohur hollivudiane Nicole Kidman, dhe pse ka shumë kohë që ka hequr dorë nga konsumimi i alkoolit duket se ende ndjenë dëshirën e madhe për ta patur pjesë të jestës së saj.
Gjatë mbrëmjes së Golden Globe, aktorja e ka lëshuar veten duke deklaruar: Nuk konsumoj më alkool. E vini re se sa e mërzitshme jam? Sot do të konsumoj vetëm ujë të gazuar…..
Nicole ka hequr dorë nga alkooli për të pasur një kujdes sa më të madh dhe të përgjegjshëm në drejtim të dy vogëlusheve të saj, Sunday Rose dhe Faith Margaret, që janë respektivisht nga 3 dhe 13 muaj.