E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster kapet ne kufi emigranti me 1.5 kg marijuane

GJIROKASTER- Policia Kufitare arrestoi dje ne flagrance nje emigrant per trafik nderkombetar te lendeve narkotike. Jorgo Thimjo 26 vjec nga fshati Labove ne Gjirokaster u prangos me  1.5 kg marijuane te presuar ne tentative per ta kaluar drejt Greqise. Per te humbur gjurmet e trafikut ai e kishte vene ate ne nje cante dore ku marijuana ishte mbeshtjelle ne forme te crregullt. Udhetimi drejt Greqise eshte kryer me autobusin e linjes Tirane-Athine. Sipas te dhenave nga policia rreth ores 0100 te mengjesit te se martes gjate nje kontrolli te ushtruar ne bagazhet e dores gjeten sasine e marijuanes se presuar. Ekspertet e policise konstatuan se canta i perkiste 26-vjecarit Thimjo emigrant prej disa vitesh ne ishullin e Kretes ne Greqi. Grupi hetimor ka dale ne perfundim pas veprimeve te mepasshme se ne pakon e gjetur ne canten e tij kishte lende narkotike te presuar. Per te zhdukur gjurmet marijuana ishte presuar ne formen e nje cokollate dhe kishte nje peshe totale 1.5 kg. Sipas deshmive te vete te riut ai e kishte blere lenden ne Tirane per 400 euro dhe synonte ta shiste ate ne tregun grek. Prokuroria e Krimeve te Renda ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se Qarkut te Tiranes jane vene ne ndjekje te autorit qe ia kishte shitur drogen 26-vjecarit gjirokastrit. Materialet i kaluan Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane per veprime te metejshme.     p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›