Lajcak neser ne Tirane. Kacijancic Dialog per zgjidhje paqesore

Sikurse paralajmëroi shefja për politikë të jashtme e BE-së Catherinë Ashton, mbërrin të mërkurën në Tiranë i dërguari i unionit për krizën Mirosllav Lajçak. Në të dytën vizitë brenda pak ditëve në kryeqytetin shqiptar, Lajcak do të vijojë punën per të ulur palet ne tavoline ne perpjekje per te gjetur nje zgjidhje permes dialogut qe do e nxirrte vendin nga kriza. Brukseli insiston qe ne Shqiperi te respektohen normat evropiane dhe demokracia, ne menyre qe vendi te mos ndalet ne rrugen e integrimit evropian.
”Ju e dini se ne po e ndjekim situaten politike ne Shqiperi nga afer. Ne kemi kerkuar ate qe duhet bere ne kete moment pas atyre ngjarjeve qe kane ndodhur. Kjo eshte arsyeja qe Drejtori i sherbimit te Jashtem per Balkanin, Mirosllav Lajçak do te shkoje perseri ne Tirane. Ai do te riperserise mesazhin tone se çfare duhet te beje Shqiperia. Kjo duhet bere ne menyre qe vendi te vazhdoje te ece perpara dhe te rivendoset dialogu per te gjetur nje zgjidhje paqesore” tha Maja Kacijancic, zedhenesja e baroneshës Ashton.
E pyetur per Komisionin Parlamentar per hetimin e ngjarjeve te 21 janarit, i cili po merr ne pyetje edhe funksionaret me te larte te shtetit si dhe gazetaret, zedhenesja e Ashton u shpreh: “Si thashe, ne po e ndjekim situaten me vemendje. Sigurisht qe ne e dime se çfare duhet te beje Shqiperia per te zbatuar reformat e BE-se qe e afrojne vendim me komunitetin evropian. Ne e dime gjithashtu se tani jane per t'u analizuar nje sere çeshtjesh atje”.
Përpjekjet e europianëve për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës politikë janë intesifikuar pas 21 janarit, ndërkohë që janë mirëpritur nga forcat politike në Shqipëri.
Gjovalin Kola Azhornuar së fundi ( e martë , 01 shkurt 2011 )