Hakmarrja perplas me makine 10 banore nje vdes
Sipas policise 66-vjecari Luftar Shenaj gjeti vdekjen ndersa ne gjendje te rende ndodhet nje tjeter banor i fshatit Gjorme Rushan Ajazi 25 vjec. Ngjarja e rende mund te kishte precipituar ne nje tragjedi per shkak se autori i ngjarjes perplasi mjetin e tij me shpejtesi sketerre ne nje grup banoresh prej rreth 10 vetash. Sipas policise dyshohet se ngjarja ishte e paramenduar pasi 25-vjecari Ruku Arshiaj po tentonte te hakmerrej ndaj nje te riu pjese e grupit te bashkefshatareve te tij. E gjithe ngjarja ndodhi per shkak se dy te rinjte gervishten makinat ne nje nga kthesat e fshatit. Arshiaj ka debatuar ashper me bashkefshatarin e tij Jeto Madani 28 vjec. Ata kane fajesuar njeri-tjetrin per perplasjen e cila kishte shkaktuar deme te vogla te makinave. Pasi jane fyer dhe goditur 25-vjecari nuk e ka lene me kaq. Disa momente me vone rreth ores 1800 ai i eshte drejtuar qendres se fshatit per te gjetur serish drejtuesin e mjetit tjeter ndaj te cilit kerkonte te hakmerrej. Per se largu ai ka pare 28- vjecarin Madani teksa ndodhej me nje grup bashkefshataresh prej rreth 10 vetash te ulur diku ne nje cep te rruges duke biseduar. I riu duket se nuk eshte menduar shume por i ka shtuar gaz mjetit me qellim qe te perplaste 25-vjecarin me te cilin kishte debatuar pak minuta me pare. Deshmitare okulare i pohuan policise se shpejtesia e mjetit ne momentin e ngjarjes ka qene me shume se 100 km ne ore. Te gjendur ne befasi grupi i bashkefshatareve reaguan me vonese pasi askush nuk e mendonte se mjeti me shpejtesi kishte qellim perplasjen e tyre. Ne momentin e fundit grupi ka arritur te shperndahej. Por viktima 66 vjec nuk ia doli dot pasi mjeti e perplasi ate duke e lene te vdekur ne vend. Gjithashtu makina demtoi rende edhe nje 25-vjecar i cili ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin e Vlores. Sipas mjekeve ai eshte ne rrezik per jeten pasi ka pasur shembje te renda ndersa ka thyer edhe doren e nje kembe. Pas krimit te rende Arshiaj eshte larguar nga vendi. Policia e Vlores mberriti ne fshatin Gjorme dhe nisi kerkimet per te kryer arrestimin e tij per vrasje me dashje te nje personi si dhe plagosjen e nje tjetri.
VLORE/ QEMAL BIRAKU