E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA vlereson raportin e vezhguesve vendore

Qendrimi

Per here te pare ne historine e zgjedhjeve ne Shqiperi ambasada amerikane ne Tirane ka publikuar ne faqen e internetit nje njoftim ku vlereson rolin e vezhguesve vendore te cilet kane publikuar disa raporte me i fundit mbushur me kritika per rolin e KQZ-se dhe protagonizmin e Arben Ristanit. Ambasada amerikane pershendet punen e vezhguesve te koalicionit vendor te cilet kane luajtur rol te vlefshem ne sherbim te interesave te shtetasve shqiptare me punen e tyre te nisur qe me 8 prill. Ne njoftim ambasada amerikane thekson se pavaresisht se koalicionit kjo ambasade i ka vene ne dispozicion nje fond prej 150000 USD nuk ka nderhyre ne perfundimet e raporteve te publikuara nga koalicioni. Por permbajtja e te tilla raporteve eshte pergjegjesi teresisht e vezhguesve vendore. Duke cituar nje pjese te raportit ambasada amerikane ne njoftim citon shqetesimet e vezhguesve vendore qe kishin te benin me vonesat ne nxjerrjen e rezultatit per Tiranen aktivitetit ilegal te ndermarre nga KQZ situaten e tensionuar jashte ambienteve te ketij komisioni nga protestat e organizuara te opozites duke vene ne pikepyetje standardet e procesit perfshi sistemin zgjedhor sic cilesohen keto zhvillime ne raport.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›