E Diel, 1 Nëntor 2026

Branka, Kambiaso dhe tani Lusio, Murinjo hesht

“I veçanti” është zemëruar ng kritikat pas barazimit në Ligën e Kampinëve ndaj Barcelonës. Përjashtimi, i konsideruar i padrejtë kundër Kaljarit, ka bërë që portugezi të nxehet. Dhe të heshtë.

Hoze Mourinjo ka zgjedhur rrugën e heshtjes për të shprehur zemërimin e tij. Pas Kaljari-Inter dhe Inter-Napoli ka folur Marko Branka, kurse para ndeshjes midis zikaltërve dhe Napolit, në konferencë për shtyp ka dalë mesfushori Kambiaso.

Sot pasdite, një ditë para sfidës me Sampdorian, është radha e Lusios të flasë në vend të trajnerit zikaltër. Një heshtje shurdhuese.

Pra, megjithëse nuk është i dënuar, edhe këtë herë portugezi ka preferuar heshtjen. Në përballjen e nesërme, “i veçanti” do të jetë në “Marasi” për të udhëzuar të tijtë dhe nëse do të jetë e nevojshme, për të shprehur zemërimin e tij.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›