Lamtumira e fundit për Brian Filipin
Arkivoli me trupin e pajetë të futbollistit 20-vjeçar është vendosur në stadiumin “Beslidhja” , ku qenë të pranishëm autoritete të larta të futbollit, politikanë, të afërm të familjes dhe qytetarë të shumtë.
Nuk mungonin në ceremoni përfaqësues nga ekipit kombëtar Shpresa si dhe nga Ministria e Sporteve. Presidenti i Federatës, Armand Duka, e cilësoi humbjen e Brianit si një humbje për gjithë futbollin shqiptar.
Ndërsa drejtori i sporteve në MTKRS, Vasil Bici, theksoi se ka humbur një talent i ri që do t’i jepte shumë edhe Kombëtares. Në ceremoni nuk kanë munguar as zyrtarët më të lartë të Bashkisë së Lezhës.
Brian Filipi, 20 vjeç, luante me Ravenën në Serinë C në Itali. Ai humbi jetën rreth orës 23:00 të ditës së premte, pasi u godit nga një makinë e cila po ecte me shpejtësi.
Për nder të tij, ish-kapiteni i Kombëtares, Igli Tare, ka organizuar edhe një miqësore mes Lacios dhe Ravenës.