PE: Zgjidhni mosmarreveshjet sipas ligjit Rozeta Rapushi
Parlamenti Evropian miraton nje deklarate te perbashket, pas takimit nderparlamentar BE-Shqiperi, ku shpreh shqetesimin per situaten politike si dhe i ben thirrje politikes te bashkepunoje per te gjetur zgjidhje, ne te kundert do te demtonte rende rrugen e integrimit te vendit. 21 eurodeputetet ne fund te takimit, firmosen nje deklarate me disa pika kyce, ku ne menyre te vecante, kerkohet zgjidhja e situates politike, qe vijon e tensionuar ne Shqiperi, qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 dhe tashme edhe me zgjedhjet lokale te 8 Majit. Nderkohe qe eurodeputetet, theksojne ne deklaraten e tyre, se duan te qendrojne neutral per procesin e zgjedhjeve te 8 Majit. Duke garantuar Shqiperine per asistence per sa i perket rruges se integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. “Parlamenti Evropian, nuk do te mbaje ane ne mosmarreveshjen elektorale dhe do te qendroje neutral. Ne te njejten kohe, pret qe mosmarreveshjet te zgjidhen, me respekt te plote ndaj kornizes ligjore ne Shqiperi dhe nese eshte e nevojshme te marre keshillim nga institucionet nderkombetare”, thuhet ne deklaraten e perbashket te Parlamentit Evropian. Ne kete deklarate, sugjerohet qe forcat politike, me se fundi te gjejne nje zgjidhje mbi ngercin politik te krijuar qe prej zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit 2009, duke paralajmeruar se vijimi i kesaj situate, qe ka cenuar imazhin e vendit, do te demtoje seriozisht rrugen e integrimit te vendit. “Mirepresim atmosferen e mire te krijuar ne kete takim midis paleve perfaqesuese ne te. Por shprehim shqetesimin e thelle per krizen politike, e cila vijon qe nga viti 2009 dhe se fundi me zgjedhjet lokale te 8 Majit, dhe i bejme thirrje te dy paleve si qeverise ashtu edhe opozites qe te bashkepunojne per te gjetur nje marreveshje ne zbatim te ligjeve dhe institucioneve”, vijon deklarata e eurodeputeteve. Ne te kembengulet qe te gjenden rruget e bashkepunimit ne kuader te realizimit te reformave te domosdoshme per integrimin e vendit. “Te zgjidhet situata permes dialogut, tani. Qendrime te tilla, do te demtonin rende rrugen e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian”, bejne te qarte nderkombetaret. Sipas tyre, nese prioritet kryesore ne aplikimin per anetaresimin ne Bashkimin Evropian nuk jane plotesuar dhe kriza politike nuk eshte zgjidhur ende progresi mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian do te demtohet seriozisht. Qendrimi doli pas dy dite diskutimesh te zhvilluara me dyer te mbyllura larg pranise se medias ne Bruksel.
Pjese te deklarates se eurodeputeteve
Mirepresim atmosferen e mire te krijuar ne kete takim midis paleve perfaqesuese ne te.
Shprehim shqetesimin e thelle per krizen politike, e cila vijon qe nga viti 2009 dhe se fundi me zgjedhjet lokale te 8 Majit, dhe i bejme thirrje te dy paleve si qeverise ashtu edhe opozites qe te bashkepunojne per te gjetur nje marreveshje ne zbatim te ligjeve dhe institucioneve.
Te gjenden rruget e bashkepunimit ne kuader te realizimit te reformave te domosdoshme per integrimin e vendit. Te zgjidhet situata permes dialogut, tani. Qendrime te tilla, do te demtonin rende rrugen e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian.
Nese prioritet kryesore ne aplikimin per anetaresimin ne Bashkimin Evropian nuk jane plotesuar dhe kriza politike nuk eshte zgjidhur ende progresi mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian do te demtohet seriozisht.
Parlamenti Evropian nuk do te mbaje ane ne mosmarreveshjen elektorale dhe do te qendroje neutrale. Ne te njejten kohe, pret qe mosmarreveshjet te zgjidhen, me respekt te plote ndaj kornizes ligjore ne Shqiperi dhe nese eshte e nevojshme te marre keshillim nga institucionet nderkombetare.