E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një 45-vjeçar esktradohet nga Italia

Një 45-vjeçar i dënuar për shfrytëzim prostitucioni është ekstraduar nga Italian në Shqipëri. Gjovalin Doku, ishte i dënuar nga Gjykata e Rrethi Gjyqësor Lezhë në vitin 2005 me 6 vjet burg, i është dorëzuar palës shqiptare nga autoritetet italiane.

Doku, në maj të vitit 1998, me anë të mashtrimit duke i premtuar punë shtetases T. P., e ka marrë atë nga qyteti i Laçit dhe e ka dërguar në Itali, ku e ka detyruar të punojë si prostitutë.

45-vjeçari u arrestua me 2 shtator të vitit 2011. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›