E Shtunë, 31 Tetor 2026

81 vjecarja feston 8 Marsin, hidhet me parashute

BUENOS AIRES- Një gjyshe 81 vjeçare festoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke u hedhur me parashutë mbi pyjet e pamatë në rrethinat e Buenos Aires. Virginia Stefanuto, gjyshe e shtatë nipërve e mbesave, e la familjen në tokë ndërsa u ngrit qindra metra në ajër e më pas u hodh nga aeroplani.

Një shoqërues i lidhur me Stefanuto përmes një sistemi rripash u kujdes që parashuta të hapej siç duhej duke mundësuar një ulje pa probleme.

Lindur në Itali në vitin 1929 Stefanuto, e cila u zhvendos në Argjentinë në moshën 21 vjeçare, vijon të punojë si drejtoreshë e fabrikës së hapur nga ajo dhe i shoqi disa dhjetëra vjet më parë.
(përgatiti sokol topi/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›