Berat- Lë 5 milionë lekë në lojra fati, i jep fund jetës 27-vjeçari
Berat- Një 27-vjeçar është vetëhelmuar me fotoksinë mëngjesin e sotëm duke ndërruar edhe jetë në spitalin e Beratit.
Dorian Soto ka konsumuar një sasi fotoksine dhe pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha ska mundur të shpëtojë.
Mësohet se 27-vjeçari, baba i një fëmije në gjëndje të tronditjes psikologjike i ka dhënë fund jetës së tij, pasi ka lënë në lojra fati një shumë prej 5 milionë lekësh.
Ndërkaq trupi i pajetë i Sotos ndodhet në morgun e spitalit të Beratit dhe policia p0 vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të motive që e çuan në vetëflijim 27-vjeçarin.
Shkrime të tjera me interes:
- Fier, një 53 vjeçare i jep fund jetës me fotoksinë Fier- Një 53 vjeçare është vetëhelmuar me fotoksinë në fshatin...
- Vendimi: 3.3 milionë Lekë gjobë Tahirit, akuzoi Vokshin Tiranë- Gjykata e Tiranës mori vendimin per denimin me 3.3...
- Pogradec- Ndjekje penale ndaj drejtuesit të BESA, vodhi 8 milionë lekë Pogradec- Drejtuesi i fondacionit BESA në Pogradec, po ndiqet penalisht,...