PE me vote derrmuese liberalizon vizat per Shqiperine

PE miratoi rekomandimin e Komisionit per hejqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen 538 vota pro 47 kunder dhe 41 abstenim
Ligjvenesit e 27 kombeve anetare te BE-se me vota derrmuese mbeshteten dje heqjen e vizave per shqiptaret. Me 538 vota pro 47 kunder dhe 41 abstenim Parlamenti Evropian miratoi rekomandimin e Komisionit per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen. Raporti i eurodeputetes sllovene Tanja Fajon u perkrah keshtu nga shumica derrmuese e te pranishmeve ne salle gjate votimit. Raporti i Fajonit vlereson se Shqiperia dhe Bosnja kane permbushur kriteret per heqjen e regjimit te vizave. Sipas dokumentit Shqiperia ka bere progres ne permbushjen e kushteve kryesore per heqjen e regjimit te vizave por vendi duhet te vazhdoje perpjekjet ne luften ndaj korrupsionit integrimin e te riatdhesuarve si dhe sekuestrimin e aseteve kriminale. Raporti ka marre tashme viston e Komisionit te Ceshtjeve te Brendshme dhe Drejtesise si dhe Komisionit te Jashtem te PE-se. Vete raportuesja per vizat u kerkoi eurodeputeteve qe te votonin ne baze te performances. Hartuesja e raportit per levizjen e lire per qytetaret e vendeve te Evropes Juglindore europarlamentarja Tanja Fajon ne nje konference te posacme shtypi pas votes se PE-se deklaroi se Shqiperia dhe Bosnja jane gati dhe ne nentor duhet te jepet vendimi perfundimtar per levizjen e lire ne Evrope. Deshiroj te porosis te gjithe qytetaret shqiptare ta dine qe udhetimet kane disa kufizime. Ata nuk kane te drejte te kerkojne leje qendrimi sepse ky eshte nje kufizim nga BE-ja. Pra une shpresoj se gjithcka do te shkoje ne rregull dhe u uroj mireseardhjen. Deshiroj te porosis klasen politike qe te jete me e matur. Nuk ndihem mire kur shoh se njerezit shqetesohen nga politika prandaj duhet te kete nje dialog shume konstruktiv mes paleve politike. Heqja e vizave eshte nje hap shume i rendesishem prandaj qytetaret dhe institucionet do te vazhdojne rrugen e duhur per te miren e vendit te tyre - tha Tanja Fajon eurodeputete sllovene. Me heret gjate seances raportuesja per vizat ne Parlamentin Evropian Tanja Fajon pas votimit ne seance te propozimit te Komisionit per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen u shpreh se asnje vend anetar nuk ka baza te mjaftueshme per te mos miratuar kete propozim edhe ne mbledhjen e Keshillit te BE-se ne nentor. Ne kete menyre ajo u beri thirrje shteteve ende skeptike qe te mbanin premtimin e dhene ne nentor te vitit te kaluar. Ajo shprehu besimin se asnje vend anetar nuk ka ndonje arsye cfaredo per te bllokuar liberalizimin e vizave ne Keshillin e nentorit. Komisioni Evropian ka dhene vleresim pozitiv. Te dyja vendet jane teknikisht gati dhe Parlamenti Evropian e njohu kete sot dje duke dhene mbeshtetje te forte per liberalizimin me te dyja vendet. Ndaj duhet te nenvizoj nuk eshte ajo qe e quajme nje dhurate diplomatike sic eshte prezantuar ne te kaluaren eshte besueshmeria jone ne loje. Ne duhet te mbajme premtimin e dhene. Nentorin e kaluar ne se bashku me Keshillin u premtuam atyre se kjo do te arrihej kur te dyja vendet te plotesonin te gjitha kriteret e domosdoshme e se ne do ta shqyrtojme kete si ceshtje urgjente - theksoi Tanja Fajon. Ajo u beri thirrje te gjitha atyre vendeve qe kane ende disa shqetesime se te dyja vendet jane teknikisht gati dhe eshte koha qe tu japim atyre kete lajm te mire nga BE-ja. Fajon u shpreh me tej se pas hyrjes ne fuqi te liberalizimit te vizave per shqiptaret dhe boshnjaket Kosova do te mbetet i vetmi territor i izoluar ne Ballkan. Kjo shton risqet sipas saj qe qytetaret e ketij vendi te perdorin rruge jo te ligjshme per te hyre ne BE.