Vizat Kuvendi percjell drejtperdrejt vendimin e Parlamentit Evropian

Mazhoranca dhe opozita duartrokitje per vendimin. Turku uron parlamentaret dhe qytetaret shqiptare.
Kuvendi i Shqiperise ka percjelle drejtperdrejt vendimin historik te Parlamentit Evropian pro liberalizimit te vizave per Shqiperine. Me kerkese te kreut te deputeteve demokrate Astrit Patozi eshte nderprere rrjedha normale e punimeve te Kuvendit per te ndjekur seancen e PE-se. Pas ketij vendimi drejtuesi i seances se djeshme plenare nenkryetari Ardian Turku ka uruar parlamentaret partite politike por ne menyre te vecante qytetaret shqiptare per kete vendim te rendesishem i cili eshte duartrokitur nga ligjvenesit e mazhorances dhe opozites.
Vendimi i PE-se
Per shkak te rendesise qe ka vendimi i sotem i Parlamentit Evropian qe do heqe regjimin e vizave propozoj nderprerjen e seances dhe te ndjekim kete proces drejtperdrejt - ishte propozimi i kryetarit te grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi gjate zhvillimit te seances se djeshme plenare. Ky propozim eshte mirepritur nga kryetari i seances zoti Turku i cili nderpreu rrjedhen normale te seances plenare. Ministrat per te ndjekur kete vendim historik lane karriget e tyre dhe u zhvendosen ne ato te deputeteve. Ky proces bashkoi per nje moment mazhorancen dhe opoziten. Ministri i Drejtesise Bujar Nishani zgjodhi te ulej mes ligjvenesve socialiste per te pare procesin e votimit. Perpara votimit eurodeputetja Fajon njoftoi Parlamentin Evropian se ne salle ishte e pranishme edhe Kryetarja e Kuvendit shqiptar Jozefina Topalli. Miratimi me 538 vota pro u duartrokit nga mazhoranca dhe opozita. Zevendeskryetari Turku uroi te gjithe deputetet forcat politike dhe mbi te gjitha qytetaret shqiptaret per kete vendim historik te PE-se. Deshiroj gjithashtu te shpreh krenarine per popullin shqiptar i cili perballoi reformat e nevojshme qe cuan ne arritjen e ketij vendimi historik - tha nder te tjera zoti Turku. Urime per shqiptaret por pa harruar edhe kritikat per opoziten beri dhe ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e pranishme ne sallen e Parlamentit. Me lejoni qe duke mos qene me larg se dy minuta nga ky emocion te cilin kane perjetuar te gjithe qytetaret shqiptare per vendimin e marre nga PE-ja per procesin e liberalizimit te vizave te uroj sinqerisht te gjithe koleget te gjithe ata qe kane kontribuar me te vertete dhe jo ata me cilet kane penguar me te vertete kete proces te rendesishem per qytetaret shqiptare - tha ajo. Seanca vijoi punimet me shqyrtimin e projektligjeve te parashikuara ne rendin e dites.
Basha Heqja e vizave merite jo dhurate
Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka vleresuar vendimin e Parlamentit Evropian si nje nga etapat me te rendesishme dhe te parafundit per nje proces historik per vendin tone sic eshte liberalizimi i vizave. Duke folur ne seance plenare pak minuta para marrjes se ketij vendimi Basha theksoi se PE e merr kete vendim jo si nje dhurate per Shqiperine dhe shqiptaret jo si nje gjest bamiresie apo nje gjest humanitar por e bazuar teresisht mbi perfomancen dhe meriten e Shqiperise dhe te institucioneve te saj. Heqja e vizave eshte pa dyshim nje nga vendimet me historike nje nga proceset me te rendesishme te ketyre 20 viteve. Eumlshte e tille sepse prek cdo shqiptar pavaresisht bindjeve politike moshes vendndodhjes pozites sociale apo ekonomike. Cdo shqiptar mund duhet dhe do ti gezohet ketij vendimi i cili perfundimisht rrezon murin e fundit qe ndan kete vend dhe qytetaret e tij nga Evropa - tha Basha. Ai thekoi se ky vendim shkon pertej cdo spekulimi apo loje meskine politike. Institucionet e BE-se certifikojne pertej cdo dyshimi propagande pertej cdo spekulimi pertej cdo loje te vogel meskine politike qe luhet ketu ne Tirane apo kudo tjeter se ky vend institucionet e tij qeveria e tij kane plotesuar me rigorozitet standardet evropiane qe ishin kushti kryesor qe qytetaret te levizin te lire - theksoi ministri i Brendshem. Basha theksoi gjithashtu se ky eshte nje premtim i mbajtur i Partise Demokratike dhe i aleateve te saj nje premtim i mbajtur i Kryeministrit Berisha. Basha theksoi me tej edhe disa nga kriteret e permbushura si regjistri i gjendjes civile pasaportat biometrike apo siguria e kufirit. Ne luften kunder krimit te organizuar ne sigurine dhe rendin publik vendi pati inspektimet me rigoroze dhe ne te gjitha inspektimet spikati se si ne luften kunder trafikut njerezor kontrabandes korrupsionit krimit te organizuar dhe trafikut te droges Shqiperia shenon progres te theksuar dhe cilesohet sot si nje partner serioz dhe i besueshem - tha Basha. Ai shtoi se ketu qendron edhe problemi i propagandes negative te zerave socialiste. Sipas tij goditja dhe perpjekja per te njollosur punen e Policise se Shtetit dhe vecanerisht ate sektor qe ka qene kyc ne realizimin e detyra per liberalizmi e vizave sic eshte sektori per luften kunder krimit te organizuar eshte ne vazhden e nje strategjie te turpshme per te zhvleresuar kete proces me rendesi kombetare. Ky shtet ka institucione dhe ketyre institucioneve Bashkimi Evropian u beson duke u hapur driten jeshile pikerisht mbi standardet qe keto institucione garantojne qytetaret shqiptare. Keto standarde garantohen per kedo dhe per akuzues ne Parlament dhe jashte tij mjafton qe akuzat e tyre ne rast se nuk i kane per tregun bajat te genjeshtrave politike tua cojne institucioneve perkatese. Cdo akuze qe ka cdo njeri mund tua drejtoje ketyre organeve dhe te jeni te bindur se keni bere gjene e duhur - tha ai. Basha ftoi socialistet ti cojne keto akuza ne prokurori duke shtuar se duhet ne bllok te gjitha akuzat edhe ato per perdorim droge dhe akuzat per fshehje pasurie duke shprehur bindjen se institucionet kane te gjithe forcen per te garantuar ligjin.