Kutite Meta PS nuk ka pse te lodhe simpatizantet me mitingje

Ruci Meta ne 2005-n kerkoi komision hetimor si ne
Levizja Socialiste per Integrim jep voten e saj qe ceshtja e kutive te votimit te zgjidhjet ne Gjykaten Kushtetuese. Deklarata u be dje nga kreu i LSI-se njekohesisht zevendeskryeministri dhe ministri Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta. Ai u tregua i hapur te bashkepunoje me opoziten edhe per ceshtje te tjera si liberalizimi i tregut te energjise elektrike rafinerise se naftes etj. Nga ana tjeter Meta shprehu keqardhje per mosvotimin e ligjit per Gjykaten Administrative. Keto komente te tij sollen reagimin e ashper te kreut te deputeteve socialiste Gramoz Ruci. Ai tha se kushdo mund ta kontestoje kerkesen e opozites per hetim te zgjedhjeve por jo zevendeskryeministri Ilir Meta i cili ne vitin 2005 ka ngritur zerin e tij per te njejten ceshtje.
Debatet Meta - Ruci
Kreu i LSI-se ne kunderpergjigje te akuzave te socialisteve deklaroi se eshte i hapur te bashkepunoje me opoziten ne cdo fushe duke shtuar se mazhoranca ku ai ben pjese do te permbushe detyrimet e saj dhe opozita duhet te beje te njejten gje.
Meta ka shprehur me tej keqardhje per mosvotimin e projektligjit per ngritjen e Gjykates Administrative duke theksuar se kjo gjykate nuk i sherben qeverise por biznesit. Sipas tij eshte absurd qendrimi i socialisteve te cilet ne emer te transparences pengojne kete projektligj. Une besoj se nuk ka transparence me te madhe sesa ti lutesh opozites qe te coje perpara procesin qe ka nje vit qe e kerkon. Cdo gje qe ka pretenduar i eshte plotesuar - tha Meta. Ai shtoi me tej se mazhoranca ka plotesuar cdo kerkese te opozites per transparencen duke qene dakord per ngritjen e komisionit hetimor madje edhe duke i dhene kryetarin dhe shumicen ne komision. Meta pohoi se le te behet edhe rinumerim votash nese gjykata vendos keshtu. Opozita ka pretenduar qe rinumerimi dhe hetimi i kutive eshte proces kushtetues qe atehere i eshte thene ta coje ne Gjykaten Kushtetuese dhe ne rast se Gjykata Kushtetuese sjell rinumerimin ne rast se edhe Komisioni i Venecias permes Gjykates Kushtetuese sjell te njejten gje atehere rinumerimi te behet i plote - tha ai. Por kreu i LSI-se shtoi se opozita nuk ka pse ti lodhe anetaret dhe simpatizantet e saj me mitingje tere kohen por ne menyren me institucionale me demokratike e merr pushtetin pikerisht ne kete salle. Ne qofte se u duhet firma ime per ne Gjykaten Kushtetuese une ua jap firmen edhe deputetet e LSI-se por kjo nuk u duhet sepse u mjaftojne 28 firma dhe ju i keni per te vene ne levizje Gjykaten Kushtetuese - tha ai ndersa shtoi se askush nuk e pengon PS-ne te vere ne levizje Komisionin e Venecias. Deklaratave te Metes iu eshte kunderpergjigjur Ruci i cili replikoi edhe me drejtuesin e seances per te marre fjalen. Kreu i deputeteve te PS-se akuzoi Meten se po behet thjesht zedhenesi i mazhorances dhe harron se cka ndodhur ne 2005-n kur vete Ilir Meta pati bere kerkese per ngritjen e nje komisioni hetimor per hetimin e zgjedhjeve. Komisioni ne 2005-n kishte te njejtin objekt hetimi me ate qe po kerkon opozita sot prandaj zevendeskryeministri duhet te deklaroje nese ka pasur te drejte ne 2005-n apo nese ai komision ka qene antikushtetues sepse LSI dhe zevendeskryeministri nuk mund te kene dy qendrime per te njejten gje - tha ai por meta shtoi Ka dicka z. Ruci sepse ju e dini qe une kam kaq pervoja sa ju dhe nuk impresionohem nga nderhyrjet tuaja. Kam edhe eksperiencen e KPD-ve. Une jam ai qe kam qene ne 2005-n dhe Levizja Socialiste per Integrim qe kemi qene kunder Dushkut para se ju te benit ate.