Schulz: Zgjedhje në Kosovë, Serbia në kundërshtim me negociatat
Kryetari i PE-së, Martin Schulz vendimin e Beogradit, për t’i shpallur zgjedhjet në Kosovë i cilësoi në kundërshtim me negociatat e zhvilluara në Bruksel. Këto deklarata Schulz i bëri gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë vizitës së tij në Strasburg.
Nga ana e tij, Krasniqi shprehu shqetësimin ndaj qëndrimit që Serbia po mban karshi Kosovës, duke mbështetur strukturat kriminale në veri, duke mos i zbatuar marrëveshjet e arritura dhe duke shpallur zgjedhjet e saj edhe në Kosovë, vendim ky të cilin kryetari Krasniqi e quajti agresion kushtetues dhe ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës.
Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, tha se PE-ja vazhdon të mbajë lidhje të afërta me Kuvendin e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë, sikurse edhe në të kaluarën. Ai tha se perspektiva evropiane e Kosovës është e sigurt dhe se rruga e integrimit evropian të saj nuk ka asnjë kundërshtim. Megjithatë, Schulz tha se ende ka shumë punë për të bërë në këtë proces, ndërsa negociatat në këtë drejtim do të vazhdojnë.
(ma.ar/BalkanWeb)