E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Verës festohet edhe në Ardenicë

FIER- Qindra qytetarë të ardhur nga Fieri, Lushnja, Kavaja e Durrësi, kishin zgjedhur sot kodrat e Ardenicës për të festuar festën pagane të "Ditës së Verës".

Kjo mrekulli natyrore, e cila merr përmasa edhe më madhështore nga prezenca e Manastirit, spikat mbi pafundësinë e fushave të Myzeqesë.

Masivi pyjor, me kurora pishash, plepa e lisa, harmonizohet mrekullisht me peizazhin fushor, që ngjason si një qilim shumëngjyrësh ,i shtrirë në këmbët e kodrave të Ardenicës .
Nga kjo pikë turistike, banorët marrin përkëdhelitë e rrezeve të para të diellit dhe soditin të mrekulluar syrin e dellit në perëndim.

“Ardenica është një oaz natyror. Prezenca e Manastirit në këtë pikë nuk është rastësi. Feja presupozonte pushtetin më të lartë politik, moral, arsimor, kulturor në mesjetë. Ata dinin ku ndërtonin dhe cfarë ndërtonin ,duke ja përshtatur arkitekturën madhështore peisazhit të mrekullueshëm natyror”, shprehet një nga punonjësit e kompleksit turistik.

“Është e natyrshme që Dita e Verës të festohet pasivisht në këtë peizazh natyror, pasi vet kjo festë presupozon gjallërimin e natyrës, ringjalljen e saj pas peridhës së gjatë të dimrit. Këtu të duket se është gjithmonë pranverë pasi vendi është i veshur me gjelbërim, madje edhe prezencën e luleve do ta ndeshësh në cdo kohë “, thotë një qytetar që ka ardhur për të festuar në këtë ditë.
Sipas traditës, një pe kuq e bardhë, i lidhur në këmbë, në dorë dhe në gushë, mbahet për një muaj, e më pas hidhet dhe sipas gojëdhënave atë e merr dallëndyshja, që presupozon mbarësi.

Zbukurimet e banesave me luleshqerra, lule bajame, manushaqe etj. Të shoqëruara edhe me gatime të posacme tradicionale si llokume , përzierje mill gruri , misri me gjalp kos e sheqer, janë gatimet tradicionale të kësaj dite vere.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›