E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PE nuk e mbështet politikën e bojkotit të opozitës”

15-06-2011 / Gazeta 55

Ministrja Majlinda Bregu zbulon prioritetet që ndërkombëtarët kanë vendosur për klasën politike në Tiranë

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu pjesëtare e delegacionit shqiptar që merr pjesë në Bruksel për zhvilluar takimeve me eurodeputetët, zbuloi dje përmbajtjen e takimeve me anëtarët e Parlamentit Europian.
Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu ka bërë me dije se në këto takime, pjesë e diskutimeve kanë qenë e do të jenë edhe sot, 12 pikat e planit të veprimeve dhe plotësimi i tyre nga ana e Shqipërisë.
Sipas saj pritet që në këto takime të bëhet vlerësimi një nga një i këtyre prioriteteve. Sipas Bregut një nga këto pika dhe më e rëndësishme është procesi i votimit dhe mirëfunksionimi i parlamentit shqiptar.
Ajo tha se delegacioni shqiptar ka ardhur të diskutojë mbi alternativat dhe pikat e axhendës të PE-së. 
“Për ne si mazhorancë rëndësi ka që vendi të ecë përpara dhe të plotësojë sa më mirë kriteret për integrimin evropian. Janë takime që do të diskutohen për situatën e përgjithshme të reformave dhe po ashtu do të diskutohet edhe periudha post zgjedhore”, tha Bregu.
Ai theksoi se, “Mendoj se do të jetë pjesë e diskutimeve edhe mospjesëmarrja e opozitës në proceset e Parlamentit shqiptar dhe mospjesëmarrja e tyre në votime, për ligje të rëndësishme. Mendoj se nga ana e PE-së nuk mirëpritet politika e bojkotit të opozitës shqiptare. Një nga pikat kryesore që duhet të plotësojë Shqipëria është votimi në parlament, që kërkon votim me votë të cilësuar. Opozita nuk ka qenë e pranishme dhe nuk ka votuar ligje dhe kjo bën që kjo pikë të mos jetë e plotësuar në plan progres”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›