PE, rezolutë për Kosovën
Rezoluta për Kosovën në Parlamentin Evropian do të votohet sot dhe pritet që ajo pothuajse në tërësi në formën e propozuar nga raportuesja Ulrike Lunacek do të fitojë një shumicë të madhe të votave të deputetëve në seancën plenare.
Siç ka thënë vetë Lunacek gjatë debatit për këtë Rezolutë kanë kaluar dy muaj prej kur Raporti ishte miratuar në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit, prandaj ajo ka propozuar edhe disa ndryshime.
Por ka edhe një amendament të propozuar nga disa deputetë socialistë, me të cilin do të kërkohet që edhe në këtë rezolutë të përmendet fusnota për Kosovën, si pasojë e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës. Parlamentit Evropian, është i vetmi institucion i BE-së, i cili trajton Kosovën si shtet të pavarur dhe i referohet me emrin kushtetues të Kosovës si Republika e Kosovës.
/rg/shqiptarja.com/