E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, miratohet pr/ligjipër përmbarimin privat

TIRANE- Në Kuvend nis seanca plenare. Miratohet projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 10031, datë 11.12.2008, “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”, të ndryshuar”. Deputeti i PS-së Sajmir Tahiri deklaroi se kryeministri Berisha nuk ka mbajtur premtimin për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, një problematikë e konstatuar edhe nga pr/raporti i KE-së. "Jane mbi 16 mije vendime gjyqësore të paekzekutuara qeveria ka detyrimin të japë llogari, cka bërë me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore fatura e të cilës është miliona euro."

Ora 10: 56 MIRATOHET PR/LIGJI PER PERMBARIMIN PRIVAT
” Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 10031, datë 11.12.2008, “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”, të ndryshuar” u miratua me 105 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2011” u miratua me 106 vota pro, 1 kundër një abstenim.

ORA 10: 40: TAHIRI: QEVERIA TE JAPE LLOGARI PER 16 MIJE VENDIMET GJYQESORE TE PAEKZEKUTUARA
Deputeti i PS-së Sajmir Tahiri deklaroi se kryeministri Berisha nuk ka mbajtur premtimin për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, një problematikë e konstatuar edhe nga pr/raporti i KE-së.
“Ekzektuimi i vendimeve gjyqësore të formës së ka qenë një premtim i Berishës me të cilën ka ardhur në qeveri dy herë, 2005, dhe 2009. Sot janë rreth 16 mijë 900 vendime gjyqësorë që nuk njohin mundësinë për tu ekzekutuar, duke kthyer vendimet e gjykatës në inulitet. Qeveria ka detyrimin të japë llogari, cka bërë me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore fatura e të cilës është milioma euro. Nuk ka njeri nga qeveria që të japë një përgjigje qytetarëve që presin të ekzekutohen vendimet gjyqsore. Kjo qeveri më pakta është e lodhur dhe e shumta është mpleksur në korrupsion. Rasti më i fundit ishte në Vlorë ku një Përmbarues kërkonte 10 mln lekë për të ekzekutar vendimin gjyqësor”- deklaroi Tahiri

PR/LIGJET E TJERA
Në rendin e ditës është parashikuar dhe diskutimi dhe miratimi për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit, për shërbimet ajrore”. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për sistemin harmonizuar të kodifikimit dhe përshkrimit të mallrave”.
Projektligj “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”. Ku projektligj vazhdon shqyrtimin në komisionin përgjegjës.
Si dhe Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2011”.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›