E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci: Serbia nuk do mbajë zgjedhje në Kosovë

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar sot se pretendimi i Serbisë për zgjedhje në Kosovë do të dështojë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar maksimalisht me te gjitha autoritetet ndërkombëtare që pretendimi i Serbisë për të organizuar zgjedhje në Republikën e Kosovës të dështoj plotësisht sepse ne do të respektojmë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe ky pretendim vlerësohet edhe sot si agresion i Serbisë në Republikën e Kosovës një pretendim që do dështoj në tërësi”,-ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi.

Ndërkohë, sa i përket vizitës së Komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fyle në Kosovë, kryeministri Thaçi ka falenderuar zyrtarin e lartë europian për dhënien e studimit të fizibilitetit për Kosovën, duke vlerësuar se ky është hapi konkret i Kosovës drejt perspektivës evropiane.

(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›