E Premte, 6 Nëntor 2026

PEKIN – Kina akuzon Biden për rritjen e tarifave si pjesë e fushatës zgjedhore

PEKIN, 14 maj /ATSH-DPA/ – Kina ka akuzuar presidentin amerikan Joe Biden për vendosjen e tarifave të reja ndaj Pekinit si pjesë e fushatës së tij për rizgjedhje ndërsa kërcënoi se do të hakmerrej.

“SHBA-ja duhet të korrigjojë menjëherë praktikat e saj të gabuara dhe të anulojë tarifat shtesë të vendosura ndaj Kinës”, tha në një deklaratë Ministria e Tregtisë në Pekin.

“Kina do të marrë masa për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e veta pasi SHBA-ja vendosi të ndërmarrë këtë hap për shkak të konsideratave politike të brendshme”, sipas deklaratës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rrisin tarifat për makinat elektrike nga Kina nga 25% në 100% për të goditur importet kineze, ku preken gjithashtu qelizat diellore, gjysmëpërçuesit, vinçat e portit dhe disa produkte mjekësore.

“Rritja e tarifave është kryesisht një gjest simbolik me të cilin administrata e Biden po përpiqet të luajë ashpër me Kinën në mes të fushatës gjithnjë e më të fortë zgjedhore për kandidaturën presidenciale”, tha agjencia kineze e lajmeve Hsinhua .

Tarifat aktuale, të cilat u prezantuan për herë të parë nga ish-presidenti amerikan dhe rivali aktual i Biden, Donald Trump në vitin 2018, të cilat tani janë rritur nga administrata e Biden, efektivisht i mbajnë automjetet kineze jashtë tregut të makinave amerikane.//a.i./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›