E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidink: Nevojitet teknologjia në portë

Çelsi u kualifikua në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, pas barazimit 2-2 me Juventusin në Torino. Por, me gjithë këtë rezultat, anglezët janë ankuar për një gol të paakorduar nga gjyqtari i ndeshjes: goditje dënimi e Drogbasë dhe Bufon që largon topin, pasi ai kishte kaluar vijën fatale. Për Hidink, raste të tilla bëjnë të nevojshme futjen e teknologjisë në futboll, për të ndihmuar arbitrat në këto rrethana delikate. "Mendoj se ka ardhur koha për këtë risi", deklaroi tekniku holandez i Çelsit. "Në episode të tilla, teknologjia mund të na shërbejë. Mendoj se ajo është perfekte dhe duhet praktikuar".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›